20:38 / E Diele, 02 Tetor 2022 / C E

Sergio Perez më i shpejti në Singapor, edhe dy makinat Ferrari në pod

Sergio Perez ka fituar Çmimin e Madh të Singaporit. Suksesi i dytë sezonal për meksikanin e Red Bull, i cili u nis nga vendi i dytë dhe ia doli ta mbyllte i pari.

Pas tij u renditën dy makinat e Ferrarit. Charles Leclerc, i cili të shtunën siguroi “Pole Position”, e mbylli në vend të dytë, ndërkohë që podi u kompletua nga Carlos Sainz.

Vetëm vendi i shtatë për Max Verstappen (Red Bull), kampionin në fuqi dhe pilotin që kryeson kampionatin, ndërkohë që Leëis Hamilton (Mercedes) e mbylli garën në vendin e nëntë.

Në renditjen e përgjithshme vazhdon të kryesojë holandezi Verstappen me 341 pikë. Vendin e dytë e mban Leclerc (Ferrari) me 237 pikë, teksa më pas vijnë Perez (235), Russell (Mercedes) me 203 pikë dhe Sainz (Ferrari) 202 pikë.

Kjo ishte performanca ime më e mirë në F1. Xhirot e fundit ishin shumë intensive, dhashë gjithçka për fitoren sot“, deklaroi Perez pas fitores së dytë sezonale.