20:29 / E Enjte, 17 Tetor 2019 / indeksADMonline

Serie A do ta përdorë VAR-in edhe kundër racizmit

Presidenti italian i FA, Gabriele Gravina njoftoi se Seria A do të fillojë të përdorë kamera VAR në një përpjekje për të evidentuar thirrjet raciste në stadiume dhe të identifikojë autorët.

Gravina, i zgjedhur presidenti i FIGC në tetor 2018, i tha Sky Italia se ekzistojnë plane për të dhënë dënime më të ashpra për racistët në stadiumet italiane, transmeton Indeksonline.

“Ne kemi bashkëpunuar me Ministrinë e Brendshme dhe kemi vendosur disa ligje shumë të rrepta me sanksione po aq të ashpra,” tha Gravina.

“Pra, ne do t’i drejtohemi përdorimit të teknologjisë, por ne mund ta bëjmë atë vetëm me ndihmën e policisë dhe të Ministrisë së Brendshme” – u shpreh ai./Indeksonline/