13:47 / E Enjte, 27 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Serie A ka gati dënimin “stratosferik” për Interin

Kuestori i Milanos, Marcello Cordona, ka përdorur fjalë të ashpra në lidhje me përleshjet që i kanë kushtuar jetën një tifozi interist para ndeshjes të luajtur në “San Siro” kundër Napoli-t.

“Kërkoj që tifozët e Inter të mos udhëtojnë në transfertë deri në fundin e kampionatit dhe që sektori ultras i zikaltërve të mbyllet deri më 31 mars, që përfshin pesë ndeshje në kampionat dhe një në Kupën e Italisë”, ka thënë Cordona.

Këto kërkesa do të paraqiten mëngjesin e së premtes para komitetit të sigurisë publike. Cordona e njeh shumë mirë botën e futbollit, duke parë se është një ish-arbitër i Serisë A, ku ka drejtuar 32 ndeshje, dhe i Serisë B, ku ka gjykuar 63 takime mes 1990-ës dhe 1996-ës.