75 Mall Live Search
18:16 / E Premte, 22 Maj 2026 / Gj Sh

Serie A ndan çmimet e më të mirëve të sezonit

Ka mbetur edhe një ndeshje nga fundi i kampionatit, derisa Serie A ka ndarë çmimet e më të mirëve të sezonit.

Pasi arriti ta shpallë Interin kampion të Italisë, Cristian Chivu ka fituar çmimin e trajnerit më të mirë për këtë sezon, shkruan IndeksOnline.

Portieri më i mirë është zgjedhur, Milo Svilar i Romës, mbrojtë më i mirë është Marco Palestra i Cagliarit, mesfushori më i mirë, Nico Paz i Comos, ndërsa sulmuesi më i mirë, lautaro Martinez i Interit.

Ndërsa çmimi i futbollistit më të mirë apo MVP, shkoi për Federico Dimarcon./IndeksOnline/