22:26 / E Enjte, 05 Nëntor 2020 / A. A

Serisë prej 24 ndeshjeve pa humbje po i vjen fundi, Lille bën ‘show’ në San Siro

Milani e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri në të gjitha garat.

Ekipi i Stefano Piolit kishte 24 ndeshje rresht pa humbje, por duket se këtu do të përfundojë seria pozitive.

‘Rosonerët’ po mposhten 3-0 në shtëpinë e tyre nga Lille në kuadër të Ligës së Evropës, shkruan Indeksonline.

Turku Yusuf Yazici shënoi hat-trick të golave.

Zlatan Ibrahimovic luajti 62 minuta por nuk arriti të shënonte.

/Indeksonline/