75 Mall Live Search
11:30 / E Martë, 31 Mars 2026 / AR

Sërish në ekran, DJ Dagz i bën dedikimin e bukur Einxhelit

Bashkëshorti i njohur i Einxhel Shkira, DJ Dagz, ka ndarë një moment emocionues në rrjetet sociale, duke publikuar një foto të saj si opinioniste në sezonin e tretë të ‘Ferma VIP’.

Në postimin e tij, DJ Dagz shpreh mbështetjen dhe emocionin për rolin e ri të Einxhelit në televizion, duke shkruar: “Ti e di sa shumë dua të të shoh në TV”, shkruan Indeksonline.

Einxhel do të bashkëpunojë në panelin e opinionistëve me emra të tjerë të njohur, duke sjellë analiza dhe komente për ngjarjet brenda dhe jashtë fermës, duke e bërë këtë sezon një nga më të priturit e këtij vitit./Indeksonline/