11:41 / E Enjte, 10 Tetor 2019 / indeksADMonline

Serwer: Grenelli dëshiron shkëmbim territoresh, duke u shërbyer interesave të Rusisë

Dje, në vendin tonë e ka vizituar, Përfaqësuesi Special i presidentit amerikan Donald Trump, Richard Grenell.

Grenell, i cili është emëruar nga Trump pikërisht për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë ka zhvilluar takim me presidentin e vendit, Hashim Thaçi, por edhe liderët e tjerë politik.

Ky takim zuri vend edhe në media të huaja, derisa mediumi amerikan “Bloomerg” , me burime brenda zyrës së Thaçit, kanë potencuar se Trump i ka dhënë mandat të plotë Grenell për të arritur një marrëveshje sa më të shpejtë, e që sipas këtij shkrimi thuhet se finalizimi mund të ndodhë brenda disa muajsh.

Sipas zyrtarit nga Presidenca e Thaçit, Grenell tha se mosmarrëveshja midis dy fqinjëve është një rast urgjent që duhet të zgjidhet brenda disa muajsh”.

Në anën tjetër, ish-diplomati amerikan, Daniel Serwer, ka reaguar përmes një postimi në Twitter duke quajtur emërimin e Grenell si vendim “bizar” nga ana e Trump dhe se vizita e tij në Prishtinë para formimit të qeverisë është keqpërdorim diplomatik.

Madje Serwer, thotë se qëllimi i marrëveshjes është të bëhet përmes idesë së shkëmbimit të territoreve në këmbim të imunitetit nga prokurori i Gjykatës Speciale me emrin Trump. Të garantuara për të destabilizuar, duke u shërbyer interesave të Rusisë.

Ndryshe, Grenell sot do të jetë në Serbi, ku do të takohet me presidentin, Aleksander Vuçiq.