11:00 / E Premte, 25 Dhjetor 2020 / OSH

S’është i diasporës, prishtinasi me 01-sh bën parking “karate” të BMW-së te Rruga B

Sot Prishtina është e qetë. Punëtorët e sektorit publik janë në pushim për shkak të festës së Krishtlindjes dhe nuk shihet në kryeqytet tollovia e zakonshme e të premtës.

Për këtë, edhe vendparkimet janë më të lira.

Megjithatë, shoferi i një BMW-je me regjistrim 01, ka bërë një parkim “karate”, ani pse ka pasur vend të mjaftueshëm që ta linte veturën e tij.

Me goma në trotuar dhe e parkuar krejt joprofesionalisht, ky drejtues i makinës ka bërë këtë parkim kaq të shëmtuar sot te Rruga B./Indeksonline/