S’është Messi, s’ka kupë

Inter Miami e ka humbur finalen e parë në histori të klubit. Pa Lionel Messin dhe Jordi Alban të lënduar, skuadra e Tata Martinos ishte larg suksesit të shumëpritur.
Dynamo Houston është fituesi i US Open Cup në SHBA. Në “PNK Stadium” skuadra nga Houstoni mundi 1-2 Inter Miamin, për të ngritur trofeun e rëndësishëm në Amerikën e Veriut.
Ndeshja u zhbllokua pas 24 minutave lojë nga Dorsey, që kaloi në avantazh Dynamon. Më tej ishte Bassi që në minutën e 33-të shënoi golin e dytë për Houston
uhej minuta e 90+2 që Josef Martinez të shënonte për rezultatin final 1-2.