21:17 / E Premte, 22 Maj 2020 / indeksADMonline

Setien endërron ta stërvisë Neymarin tek Barcelona

Quique Setien ka një ëndërr si trajneri i Barcelonës.

Në një intervistë për BeIN Sports në Spanjë, trajneri i Barça tha se do të dëshironte ta kishte Neymar në skuadrën e tij.

“Sigurisht që do të isha shumë i lumtur në qoftë se do të kisha Neymar, në skuadër. Absolutisht. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm, askush nuk mund ta vërë në dyshim këtë”, tha ai.

 Tekniku megjithatë mund të jetë i zhgënjyer sepse klubi i tij me siguri nuk do të ketë mjetet për të rekrutuar yllin brazilian të PSG-s.