15:30 / E Premte, 21 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Setien i kundërpërgjigjet Messit

Quique Setién, trajneri i Barcelona , u përgjigj gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes kundër Eibar në deklaratën e bërë nga ylli i ekipit, Leo Messi, rreth opsioneve të Barcelonës në Ligën e Kampionëve.

Leo Messi tha se “nëse duam Ligën e Kampionëve,  duhet të rritemi. Dhe shumë. Sot nuk është e mjaftueshme për ne ashtu siç jemi”.

Në këtë kuptim, Quique Setién nuk e ndau mendimin e njëjtë me yllin argjentinas.

Trajneri i Barcelonës tha se “ka disa gjëra me të cilat jam dakord me të tjerët, jo. Është e vërtetë që në Ligën e Kampionëve nuk ka asnjë mundësi për gabime dhe duhet të përmirësohemi, por unë mendoj se po rritemi dhe arrijmë nivele të larta” – ishin fjalët e trajnerit të Barcelonës./Indeksonline/