75 Mall Live Search
19:24 / E Premte, 17 Janar 2020 / indeksADMonline

Setien pas emërimit si trajner i Barcelonës ka disa fjalë për Messin dhe rolin e tij si trajner

Quiqe Setien, trajneri më i ri i Barcelonës ka zhvilluar një intervistë në të cilën ka folur për ardhjen e tij te katalunasit si trajner.

Setien ka treguar se emërimi si trajner i Barcelonës ka qenë një nga ditët më të lumtura të jetës së tij.

Orët që pasuan nënshkrimin tim ishin mbushur me emocione. Kam jetuar një nga ditët më të lumtura të jetës sime. Gjithçka kaloi shumë shpejt dhe gradualisht po kuptoj se çfarë po më ndodh“.

Po ashtu ai foli edhe për futbollistin kryesor të Barçës, Lionel Messin duke thënë  “Rëndësia e Messit në çdo ndeshje është mbresëlënëse. Unë kurrë nuk kam parë një lojtar të tillë në historinë e futbollit”.

Messi është vendimtar në të gjitha ndeshjet. Ai është unik dhe është e pamundur të shihet një lojtar i tillë. Ai mund të bëjë gjithçka” u deklarua trajneri i Barcelonës.

/Indeksonline/.