09:32 / E Enjte, 09 Korrik 2020 / C E

Setién: Se çfarë bën Real Madridi s’është “biznes” yni

Quique Setiéni dha një intervistë “flash” në “Movistar”, pas fitores 1-0 të derbit kundër Espanyolit.

Çfarë vlerësimi keni për ndeshjen?

Ne nuk patëm një ndeshje të shkëlqyer sonte. Espanyoli na e bëri mjaft të vështirë, nuk thyhej në mbrojtje. Ne nuk gjetëm hapësira dhe as kemi pasur precizion në finalizim. Kundërshtari ka dalë mirë në kundërsulm dhe na ka rrezikuar.

Shumë vuajtje për një gol…

E përsëris, ka qenë shumë e vështirë. Espanyoli ishte shumë intensiv. Hasëm vështirësi të shkonim më thellë. Pastaj, kurrë në derbi nuk është e lehtë.

A e keni gjetur zgjidhjen për Griezmannin?

Ne kemi kërkuar zgjidhje në raport me kundërshtarin. Nuk prisnim që Espanyoli të lunate kështu. Gjatë lojës u përpoqëm të gjenim zgjidhje. Do të shohim se cilat formula funksionojnë për Griezmannin dhe skuadrën.

Çfarë menduat për kartonët e kuq?

Unë shoh që Ansu arrin topin. Ai është përfshirë në mosmarrëveshje për topin. Tjetra ishte ndërhyrje serioze dhe e meritoi një karton të kuq.

Ku mendoni se Madridi mund të lërë pikë?

Ky nuk është “biznes” yni. Ne duhet të shqetësohemi për veten. Se çfarë bën Real Madridi, të presim e të shohim.