Seveni tregon “fuqinë” e tij (Foto)
Ka pak ditë që është publikuar kënga “Lulija” e që është bashkëpunim i këngëtarit Seven Saraqi me Melinda Ademin.
Kjo këngë erdhi vetëm një muaj pasi Seveni sjelli duetin shumë të suksesshëm me Argjentina Ramosajn “Pa ty”.
Siç duket Seveni është duke punuar mjaft shumë që kjo verë të shoqërohet me këngët e tija.
E kjo periudhë e ka bërë atë edhe të ndihet “i fortë”.
Të paktën kështu thotë vetë këngëtari përmes një fotoje të postuar kur ai ishte i vogël në të cilën shihet se është duke treguar duart apo “fuqinë” e tij.
Në fotografi Seveni ka shkruar “disponimi”, e që lë të nënkuptohet se ai po i shijon shumë mirë këto ditë të karrierës së tij dhe se po ndihet i fuqishëm./Indeksonline/