20:21 / E Hënë, 28 Tetor 2019 / indeksADMonline

Severin Elezaj emërohet trajner te Dukagjini

KF Dukagjini e ka emëruar Severin Elezaj si trajner i klubit, Elezaj ishte edhe më parë trajner i Dukagjinit, andaj klubi e sheh atë si njeriun e duhur për ta drejtuar klubin.

Ai me klubin e Dukagjinit ishte dy herë në barazh në Superligë, dhe tani pas dorëheqjes rreth një viti më parë është rikthyer si trajner te klubi ku ishte edhe futbollist për shumë kohë.

Kjo erdhi pasi që trajneri i deri tanishëm Xhengiz Rexhepi, u largua nga roli i tij i trajnerit te klubi i Dukagjinit klub ky i cili është duke kaluar kohë të vështirë dhe për momentin është në vendin e fundit në tabelë me vetëm 7 pikë./Indeksonline/.