20:56 / E Hënë, 16 Korrik 2018 / indeksADMonline

Sevilla kërkon 40 milionë për N’Zonzin

Skuadra e Sevillas është gati ta shes Steven N’Zonzin.

Kampioni i Botës me Francën shumë lehtë mund të largohet nga Sevilla, shkruan IndeksOnline.

Sipas mediave në Spanjë, Sevilla ka kërkuar plotë 40 milionë euro për shërbimet e N’Zonzit.

Skuadra favorite për të nënshkruar me mesfushorin francez është Arsenali, me Unai Emery, trajner ky i cili ka punuar shumë me ish-mesfushorin e Stoke Cityt./IndeksOnline/