23:45 / E Shtunë, 25 Janar 2020 / indeksADMonline

Sevilla mposht Granadan, vihet pas Realit e Barcelonës

Sevilla e ka mposhtur sonte Granadan, me rezultat 2 – 0.

Ndeshja është zhvilluar në La Liga dhe ishte një hap i madh i Sevillas në “luftën” për kreun e tabelës, pas humbjes së sotme të Barcelonës.

Sevilla mban pozitën e tretë në renditjen tabelare me 38 pikë, Barcelona është e para me 43 pikë, po aq pikë ka edhe Real Madridi, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.