12:02 / E Mërkurë, 14 Gusht 2019 / indeksADMonline

Sevilla thyen rekordin në tregun e transfereve, por me një shitje!

Sevilla ka bërë zyrtare marrëveshjen për transferimin e Wissam Ben Yedder në Monako. Skuadra andaluziane ka bërë shitjen më të shtrenjt në histori të klubit.

Ben Yedder është transferuar për 40 milionë euro te skuadra franceze. Rekordin e deritanishëm e mbante shitja e Dani Alves te Barcelona për 37 milionë euro.

Ben Yedder ka luajtur 138 ndeshje me Sevillën ku ka shënuar 70 gola. Sulmuesi francez i kishte kushtuar vetëm 9.5 milionë euro Sevillës me blerjen nga Toulouse. /Indeksonline/