22:54 / E Diele, 25 Gusht 2019 / indeksADMonline

Sezoni ndryshon, Barca zanatin se harron, Betisin e deklason

Barcelona ka shënuar fitore me rezultat 5-2 në ndeshjen kundër Real Betisit në kuadër të xhiros së dytë të La Ligas që u zhvillua në Camp Nou.

Katalonasit në këtë ndeshje ishin pa dyshen e sulmit, Messi – Suarez por që e bëri të mosvërehet mungesa e tyre klasi i Griezmann.

Mysafirët kaluan të parët në epërsi me golin e Fekir në minutën e 15-të.

Më pas në skenë doli Griezmann me dy gola të shënuar, shkruan Indeksonline.

Fillimisht në minutën e 41-të për të barazuar rezultatin, e më pas edhe në minutën e 50-të për ta kaluar Barcën në epërsi.

Golin e tretë për Barcën e realizoi Carles Perez në minutën e 56-të të ndeshjes.

Katër minuta më vonë Jordi Alba shënoi golin e katërt për ta thelluar edhe më shumë epërsinë.

Vidal përmbylli serinë e golave për kampionët në fuqi për t’i lënë vend golit të dytë të Real Betisit të shënuar nga Loren në minutën e 79-të.

Pas dy ndeshjesh, Barca është në vendin e nëntë me një humbje dhe një fitore. /IndeksOnline/