21:38 / E Mërkurë, 31 Maj 2023 / S Z

Sfeçla: Grupet kriminale që synojnë destabilizimin e vendit do të vihen para drejtësisë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla,  ka reaguar pas sulmeve ndaj policisë së Kosovës, në protestën në Zveçan.

Sfeçla ka dënuar sulmet ndaj policisë së Kosovës. Ndërsa ka thënë se grupet kriminale të maskuara dhe të drejtuara nga Beogradi, të cilat po synojnë destabilizimin e vendit, do të identifikohen dhe do të vihen para drejtësisë.

“Dënojmë ashpër sulmet e fundit ndaj Policisë së Kosovës në Zveçan, nga grupet kriminale të maskuara të drejtuara nga Beogradi. Këto akte rrezikojnë jetë dhe synojnë destabilizimin e vendit tonë. Ne qëndrojmë të bashkuar kundër një dhune të tillë. Autorët do të identifikohen dhe do të vihen para drejtësisë”, ka shkruar Sfeçla në Twitter./Indeksonline/