19:45 / E Diele, 14 Janar 2018 / indeksADMonline

Sfida shqetësuese e adoleshentëve: Xhirojnë veten, rrezikojnë jetën duke pirë detergjent

Një prirje e re në të gjitha rrjetet sociale ka potencial të jetë vdekjeprurëse.

I quajtur ‘Tide Pod Challenge’, është tendenca e re virale ku adoleshentët xhirojnë veten teksa përpiqen të përpijnë ujërat e detergjenteve, përpara se të sfidojnë të tjerët për të bërë të njëjtën gjë-videot janë të tmerrshme dhe të rrezikshme, transmeton Indeksonline.

Sipas njoftimeve, sfida u botua fillimisht si një shaka nga një organizatë satirike e lajmeve.

Sfida në fjalë shpejtë u bë e vërtetë pasi qarkullonte në mediat sociale-me video të shumta të ngarkuara në Youtube, nga njerëzit që merrnin pjesë në sfidë.

Njëra nga videot është ngarkuar dhe ka arritur mbi 12 mijë klikime. Një tjetër është ngarkuar në llogarinë ‘GayGod’ dhe është parë mbi 153 mijë herë.

Dr.Alfred Aleguas, nga Florida ka thënë se konsumi i çdo sasie detergjentesh mund të çojë në vjellje dhe diarre dhe se në raste ekstreme, mund të jetë kërcënues për jetën./Indeksonline/