19:19 / E Shtunë, 10 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Numër rekord i vetëvrasjeve së fëmijëve në Japoni në vitin 2017

Problemi më serioz në Japoni është vetëvrasja. Numri i adoleshentëve po shkon duke u ulur por ai i fëmijëve është duke u rritur.

Vetëm në vitin e kaluar 250 fëmijë kanë bërë vetëvrasje në Japoni, transmeton Indeksonline.

Ky numër është më i madhi në 30 vitet e fundit. Sipas psikologëve arsyeja se po ndodh kjo është stresi në shkollë dhe ngacmimet.

Nga 250 të vetëvrarë, 140 nuk kanë lënë ndonjë letër apo nuk kanë dhënë arsye pse. Kurse pjesa e tjetër kanë shkruar probleme me familjen, frika nga e ardhmja./Indeksonline/