17:01 / E Diele, 15 Shtator 2019 / indeksADMonline

Sfilata e 14-të e Naomi Campbell, të ardhurat shkojnë për bamirësi

Prej vitesh, modelja Naomi Campbell organizon evente për të mbledhur fonde bamirësie.

Mbrëmjen e së shtunës, ajo doli në sfilatën e “London Fashion Week”, së bashku me modele të tjera.

Aty morën pjesë emra të mëdhenj të modës, të cilët kontribuan të ardhura për edukimin dhe zhvillimin e aftësive të fëmijëve në mbarë botën.

Kjo nismë e modeles nisi që në vitin 2005 me qëllimin për të ndihmuar njerëzit.

Eventi mblodhi shumë njerëz, një pjesë e madhe e të cilëve qëndruan për festën pas sfilatës.