12:11 / E Enjte, 06 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Shahisti nga Istogu e zë vendin e parë në Gjermani

Një turne ndërkombëtar i shahut në Gjermani e ka nxjerrë një kampion nga Kosova.

Fatmir Haskaj nga Istogu është shpallur fitues në turnirin e mbajtur dje në Lauterbach të Gjermanisë.

Në turne ishin pjesëmarrës gjithsejt 19 garues, nga të cilat Haskaj doli i pari.

Edhe vendi i gjashtë ishte i rezervuar për një kosovar. Shahisti Rifat Osmanaj doli i gjashti në rënditjen finale./Indeksonline/