14:42 / E Hënë, 22 Qershor 2020 / indeksADMonline

Shaip Kamberi flet për Indeksonlinen, ja sa mandate i kanë fituar shqiptarët, në Serbi

Shaip Kamberi, udhëheqës i listës së 5 partive shqiptare të Luginës ka treguar të rejat e fundit nga zgjedhjet e djeshme në Serbi.

Kamberi për Indeksonlinen ka thënë se dy mandate janë të sigurta për koalicionin e shqiptarëve.

Por, ky koalicioni i bashkuar shpreson që deri në fund të numërimit të sigurohet edhe mandati i tretë, ani pse gjasat nuk janë aq të mëdha.

“Kemi dy mandate të sigurta deri tani. Jemi në pritje të mandatit për deputetin e tretë, por nuk janë aq gjasat e mëdha”, ka thënë Kamberi.

I pyetur se kush janë dy deputetët që kanë siguruar votat për të qenë pjesë e Kuvendit në Serbi, i pari i Bujanocit ka konfirmuar dy emrat e sigurt.

“Unë, Shaip Kamberi dhe Argjent Bajrami nga Presheva kemi fituar mandatin deri tani. Sonte përfundon numërimi në të gjitha qendrat votuese dhe jemi duke shpresuar për mandatin e tretë”, ka thënë Kamberi për Indeksonline.