23:40 / E Enjte, 28 Prill 2022 / OSH

Shaip Kamberi: Do të vazhdojë të jem zëri i të gjithë qytetarëve pa dallim

Prijësi i koalicionit të Shqiptarëve të Luginës Shaip Kamberi, ka arritur të sigurojë edhe një mandat si deputet në Kuvendin e Serbisë.

Pas përfundimit të votave, Kamberi ka falenderuar të gjithë ata që votuan për përfaqësimin e shqipëtarëve, njëzëri.

Postimi i plotë:

Faleminderit pafund ❤️

Qytetarëve të Lagjës së Strukarëve të cilët përtej bindjeve politike sot votuan për përfaqësimin e shqiptarëve.

Njëzëri.

Faleminderit partnerëve të Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës për angazhimin, përkushtimin dhe betejën që udhëhoqëm e fituam bashkë.

Faleminderit edhe subjekteve tjera politike që veprojnë në Bujanoc e të cilat ndëgjuan drejtë nevojën e popullit shqiptar për vazhdimin e përfaqësimit parlamentar.

Vëzhguesve të PVD-së, PD-së, LPD-së e APN-së për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor duke e ruajtur kështu të drejtën themelore të demokracisë – që mundësuan realizimin e votës së lirë.

28 Prilli na bëri të gjithëve bashkë e bashkë ia dolëm të gjjthë.

Unë do të vazhdojë të jem zëri i të gjithë qytetarëve pa dallim.

Përtej çdo bindje politike janë shqiptarët.

Faleminderit

Bashkë ia dolëm