23:00 / E Diele, 14 Prill 2024 / AR

Shakira befason fansat, jep njoftimin e rëndësishëm

Shakira bëri një paraqitje surprizë në Coachella 2024, duke befasuar vizitorët në festivalin muzikor.

Ylli kolumbian bëri një paraqitje gjatë setit të DJ Bizarrap për të performuar këngën e tyre të re, ‘La Fuerte’. Gjatë performancës së saj, sfondi mahnitës në skenën e Saharasë ndryshoi duke lexuar “Shakira, Las Mujeres Ya No Lloran World Tour”.

Shakira deklaroi për herë të parë se: “Më në fund do të mbajë një turne. Ne fillojmë koncertet në nëntor në këtë qytet, dhe unë mezi po pres. Nuk mund të kërkoja më shumë”, tha këngëtarja e njohur, sipas Sky News.

Në lidhje me këtë ajo ka bërë edhe një postim në Instagramin e saj, me një foto që ka postuar nga festivali.

“Mezi pres të rikthehem në skenë, të argëtohemi dhe të festojmë”, ka shkruar ndër të tjera ajo.

Turneu i fundit i Shakirës ishte në vitin 2018, pas publikimit të albumit të saj ‘El Dorado’.