14:46 / E Diele, 28 Prill 2019 / indeksADMonline

Shakira feston titullin e Barcelonës me këngën ‘Campeones, campeones’

Këngëtarja e njohur Shakira, ka qenë prezente të shtunën në Camp Nou për të festuar titullin e 26-të të Barcelonës në La Liga.

Kataluansit fituan 1-0 me golin e Lionel Messi kundër Levantes për të siguruar edhe matematikisht titullin e kampionit.

Shakira që është gruaja e mbrojtësit Gerrard Pique, ka publikuar një video duke kënduar këngën ‘Campeones, campeones’. /Indeksonline/