16:07 / E Martë, 27 Shtator 2022 / B O

Shakira mund të dënohet me 8 vite burgim

Shakira është duke u përballur me probleme të ndryshme në jetën private. Tani problemi i radhës ka të bëj me drejtësinë.

Një gjykatës në Spanjë ka dhënë dritën jeshile që këngëtarja të dalë në gjyq për akuzat e mashtrimit fiskal. Shakira akuzohet se fshehur rreth 15 milionë euro nga ë ardhurat që ka fituar ndërmjet 2012 dhe 2014.

Prokurorët besojnë se Shakira po kalonte më shumë se gjysmën e kohës së saj në Spanjë gjatë atyre viteve – që do të thotë se autoritetet besojnë se ajo duhet të kishte paguar tatimet.

Prokurori i rastit ka thënë se këngëtarja mund të dënohet me 8 vite burgim dhe një gjobë të madhe nëse ajo shpallet fajtore për akuzat.

“Kam paguar gjithçka që ata pretendonin se i kisha borxh edhe përpara se të bënin një padi. ​​Kështu që nga sot, ua kam zero borxh”, ka qenë përgjigja e Shakirës për rastin./Indeksonline/