23:03 / E Hënë, 22 Janar 2018 / indeksADMonline

Shakira rrezikon burgun, ja arsyeja pse! (Foto)

Ylli i popit, Shakira, ka shmangur taksat për 4 vite.

Autoritetet e taksave spanjolle tashmë dihet që nuk të falin. Pas Lionel Messit, Cristiano Ronaldos dhe Jose Mourinho, kësaj radhe në rrjetën e inspektorëve ka rënë Shakira.

Akuza është e rëndë. 41-vjeçarja ka shmangur taksat për rreth katër vite dhe sipas inspektorëve bëhet fjalë për dhjetëra miliona euro. Aktiviteti është kryer nga 2011 në 2014, kohë në të cilën këngëtarja ka jetuar në Spanjë.

Sipas inpektorëve, Shakira ka kaluar afatin e qëndrimit në Spanjë, përtej të cilin bëhet e detyrueshme pagesa.

Image

Tashme është prokuroria, e cila do të vendosë, nëse do të ketë pasoja penale për yllin kolumbian, e cila në këtë rast do të rrezikonte deri në dy vite burg, përveçse një gjobe të majme. Vetë Shakira i ka mohuar akuzat për shmangie taksash, ndërsa mbështetësit e saj shkojnë edhe më larg, duke e cilësuar sulmin ndaj Shakirës si një hakmarrje ndaj bashkëshortit të saj Gerard Piqué, një nga zërat më të fortë pro shkëputjes së Katalonjës nga Spanja.

Temat: