16:36 / E Diele, 09 Shtator 2018 / indeksADMonline

Shala i përgjigjet Nitajt: Nuk po merr vesh asgjë në çështje politike, janë tema të rënda për ju

Sekretari për Marrëdhënie me Publikun në Nisma Socialdemokrate, Endrit Shala ka reaguar në drejtim të deklaratës së  deputetit të AAK-së, Muharrem Nitaj i cili tha se zyrtarët e partisë së Fatmir Limajt, po hanë me nga dy lugë.

Sipas Shalës vetëm Muharrem Nitaj nuk po e di saktë se kush ha me dy lugë.

“E gjithë Kosova e dinë, i madh e i vogël e di kush hanë me dy lugë në vend e veç Nitaj nuk po e di”, ka thënë Shala për Indeksonline.

Shala madje ka këshilluar Nitajn që të vizitojë kryeministrin Ramush Haradinaj dhe të informohet për qëndrimin e Limajt dhe zyrtarëve të tjerë të Nismës.

Sipas Shalës, Nitaj nuk po merr vesh asgjë.

“Ish-gazetari i shndërruar në politikan nuk po merr vesh asgjë në çështje politike dhe është krejtësisht i painformuar. Muharrem Nitaj, nuk merr vesh në këto çështje. Janë tema të rënda për te. Deputeti Nitaj po shihet se është krejtësisht i painformuar për zhvillimet politike sa i përket kësaj çështje. Deputeti Nitaj është mirë të konsultohet me Kryetarin e Partisë dhe besoj se nga Haradinaj informohet qartë për qëndrimet e NISMA-s”, ka shtuar tutje Shala.

Ndryshe Nitaj në shkrimin e tij shkruajti se disa zyrtarë të NISMA-s edhe e akuzuojnë rënë Thaçin edhe e kërkojnë partneritetin e tij.

“Edhe disa nga këta zyrtarët e Nismës, kanë fillu të “hanë me dy lugë”! Edhe e akuzojnë rëndë Thaçin, edhe e kërkojnë partneritetin e tij!”, shkruajti ai./Indeksonline/