75 Mall Live Search
11:44 / E Premte, 30 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Shala i tregon ambasadorit austriak pse e vendosen taksën 100%

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka pritur në takim ambasadorin e Austrisë në Republikën e Kosovës Gernot Pfandler. Me Pfandler ka diskutuar mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në mes dy shteteve dhe nevojën për rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe investimeve.

“Kosova si shtet i ri ka nevojë që të ketë bashkëpunim me të gjitha vendet mike, e sidomos me Austrinë”, ka thënë Shala.

Ai thotë se ambasadorin e njoftoi për taksën 100 për qind ndaj mallrave serbe, duke i sqaruar se të gjitha ato produkte që nuk i referohen Kosovës si shtet nuk do të lejohen të hyjnë në Republikën e Kosovës./Indeksonline/