75 Mall Live Search
08:50 / E Diele, 09 Shtator 2018 / indeksADMonline

Shala: Kundërshtimi i Vuçiqit që Limaj të jetë kryenegociator flet shumë

Deputeti i Nismasocialdemokrate, Haxhi Shala ka reaguar ndaj deklaratës së Presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, i cili ka thënë se nuk e mbështet liderin e Nismas, Fatmir Limajn si krye-negociator të Kosovës për bisedimet me Serbinë.

Shala ka thënë se ky qëndrim e dëshmon vlerën dhe maturinë politike të Limajt dhe Nismas për Kosovën karshi mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, shkruan Indeksonline.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka vendosur që ekipit për dialog t’i prij zëvendës kryeministri, Fatmir Limaj së bashku me anëtarët e tjerë.

Shkrimi i plotë:

Deklarata e Presidentit Serb, Vuçiqit, kundër emrit të Limajt si krye-negociator i Republikës së Kosovës, në bisedimet me Serbinë, e dëshmon vlerën dhe maturinë politike të Limajt dhe Nisma’s për Kosovën karshi mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës sonë.

Sportiviteti që Presidenti Thaci, tashmë i ka krijuar Vuciqit që të flas e të veprojë lirshëm mbi Kosovën, fatin dhe kontestimin e statusit të saj, nuk i përket kategorisë së Limajt. Kjo lojë dinake e Vuçiqit që u rikonfirmua shumë mirë edhe gjatë kësaj fund jave.

Për më shumë, them se kjo deklaratë e Vuciqit nuk ka të bëj vetëm me të kaluarën historike mes dy vendeve, por edhe me konceptin e sugjeruar dhe insistuar nga Limaj, që në dialog të përfshihet edhe opozita kosovare, ku hipotetikisht ky ekip nuk do të lëshonte gabime që do ta cenonin republikën tonë, e t’i shkojë në interes diplomacisë së Vuçiqit dhe të mirës së Serbisë./Indeksnline/