22:10 / E Mërkurë, 25 Shtator 2019 / indeksADMonline

Shala: Limaj, i vetmi që mund të ballafaqohet me gjithë ato që e presin Kosovën pas zgjedhjeve

Ish-Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka thënë se kandidati për kryeministër, Fatmir Limaj është njeriu i duhur për kryeministër.

Shala gjatë emisionit Zona Zgjedhorë në Klan Kosova ka thënë se Limaj është njeri që din me bë unitet.

“Limaj e ka tregu që është njeri që din më bë unitet, duke kërkua unitet që Kosova të paraqitet para faktorit ndërkombëtar si unike”, ka thënë ai.

“Ne e pamë gjatë paraqitjes së tubimit te sotëm  ka qenë jashtëzakonisht me pjesëmarrje të madhe, një tubim që mbahet në mend”

“Fatmir Limaj është  personi që garanton reformat qe kërkon qytetari i Kosovës dhe kandidati jonë është i vetmi që ka edhe njohurinë edhe përgatitjen, si dhe i garanton qytetarit, ai  është i duhuri që mund te ballafaqohet me gjithë ato që e presin Kosovën pas zgjedhjeve të 6 tetori”, tha Shala.

Shala gjithashtu ka folur edhe për taksen, ku ka thënë se kur është vendosur nuk është vendosur për të fituar dialogu me Serbinë, përcjell Indeksonline.

“Kur është vendosur taksa, nuk është vendosur si takse në përgjigje për hapje të mëtutjeshme e dialogut e cila do të na sjellë njohje. Ne e dimë që duhet të filloj dialogu, arsyeja e vetme e vendosjes se taksës janë ato barriera ekonomikë tariforë dhe jo tariforë të cilat Republike  e Serbisë i ka pas në raport me Kosovën”, tha Shala.

Pra sipas Shalës, vendosja e taksës ka qenë si përgjigje e Kosovës  për marrjen e një mase të tillë.

“Menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve hapi i parë është që të  fillojmë me dialogun dhe hapat e parë për fillimin e dialogut janë bisedimet ndërmjet dy vendeve me miqtë tanë ndërkombëtar për heqjen e taksës”

“Ka shumë barriera tarifore dhe jo tarifore me kushtin që të hiqet taksa edhe biznesi kosovar përfiton me heqjen e këtyre barrierave”, tha Shala/Indeksonline/