09:35 / E Mërkurë, 04 Nëntor 2020 / OSH

Shala për bastisjen e shtëpisë së Krasniqit: Nuk njohim humbje, jemi fitimtar

Shefi i grupit parlamentar i NISMA-s, Endrit Shala, ka reaguar pas bastisjes së shtëpisë së kryetarit të Këshillit Kombëtar të Nisma-s Socialdemokrate, Jakup Krasniqit.

Shala ka thënë se nuk njohin humbje dhe se janë gati për betejat e radhës, cilat do qofshin ato, shkruan IndeksOnline.

“Ne nuk njohim humbje. Jemi gati! Fitimtar edhe në betejat e radhës, cilat do qofshin ato!”, tha ai.

Ndryshe, që nga orët e hershme të mëngjesit forca të shumta të EULEX-it janë duke kryer bastisje në shtëpinë e figurës kryesorë të UÇK-së, Jakup Krasniqi. Ende nuk dihet arsyeja./IndeksOnline/