12:36 / E Mërkurë, 25 Mars 2020 / indeksADMonline

Shala: Qeveria Kurti do të mbahet mend si qeveria më jetë shkurtër

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala, ka thënë se deputetët e Nismës do të votojnë mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë Kurti.

Ai ka thënë se kjo qeveri do të mbahet mend si qeveria më jetëshkurtër.

Shala ka theksuar se sot Kosovës po ballafaqohet me dy virusa.

COVID19 dhe virusin e ashtuquajtur me koalicionin e shpresës i cili sot po ikën.

“Kjo qeveri do të mbahet mend si qeveria me jetë shkurtër. Kuvendi i Kosovës sot do t’i jap epilogun e vet”, ka thënë ndër të tjera Shala në seancën e sotme plenare.