09:42 / E Premte, 02 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Shantazhonte një femër me publikim të videove intime, arrestohet prishtinasja

Policia e Kosovës ka arrestuar dje një femër, e cila po i bënte shantazh një tjetre, duke e kërcënuar me publikim të disa videove intime.

“Me datën 01.11.2018 është arrestuar e dyshuara femër K-Shqiptare pasi që e njëjta ka shantazhuar viktimën femër K-Shqiptare me publikim të videove intime duke përfituar të holla nga viktima. Me vendim të prokurorit e dyshuara dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin policor. /Indeksonline/