11:12 / E Enjte, 28 Qershor 2018 / indeksADMonline

Shantazhuan një femër, policia kap dy të dyshuar

Policia e Kosovës ka arritur që të identifikojë dhe të arrestojë dy persona të dyshuar të cilët e kishin shantazhuar dhe kishin kërkuar para nga viktima femër ose do t’i publikojnë disa foto në rrjete sociale, transmeton Indeksonline.

Shantazhi kishte ndodhur me 18 qershor ndërsa pas dhjetë ditëve hetime, policia ka arritur t’i kap të dyshuarit.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje ndërsa hetimet ende janë duke vazhduar./Indeksonline/