11:57 / E Mërkurë, 10 Tetor 2018 / indeksADMonline

Shaqa luan për Liverpoolin, por nuk ka qenë kurrë në qendër të qytetit

Mesfushori i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri ka dhënë një intervistë të freskët për gazetën zvicerane, Blick të mërkurën.

Shaqiri iu bashkua Liverpoolit nga Stoke City gjatë afatit kalimtar veror.

Mesfushori me prejardhje nga Gjilani, i cili mbushë 27 vjeç sot, ka qenë i kufizuar në Premier League këtë sezon.

Pasi startoi nga minuta e parë për herë të parë ndaj Southamptonit, Jurgen Klopp e largoi nga loja Shaqirin pas pjesës së parë, transmeton IndeksOnline.

Image result for shaqiri

Shaqiri ende nuk ka luajtur 90 minuta për Liverpoolin në kampionat. Ai është paraqitur në vetëm katër ndeshje në kampionat këtë sezon.

Gjatë intervistës me Blick, Shaqiri zbuloi se ende jeton në Mançester dhe se kurrë nuk ka kaluar kohë në qendrën e qytetit të Liverpoolit.

”Unë ende jetoj në Mançester, në shtëpinë e njejtë kur isha në Stoke City”.

”Të jem i sinqertë, unë kurrë nuk kam qenë në qendrën e qytetit të Liverpoolit përveç se që ishim me skuadrën në hotelin tonë”.

Image result for shaqiri

”Lojtarët thonë se është paksa e vështirë sepse njerëzit vijnë drejt te ju”, zbuloi Shaqiri./IndeksOnline/