Shaqa nuk e kandidoi, por qendra e PDK-së e futi në listë Nait Hasanin!
PDK-ja e ka publikuar listën me kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 7 qershorit të mërkurën në mesditë. Ishte partia e vetme që nuk e publikoi listën dje.
Listës do t’i prijë kandidati për kryeministër Bedri Hamza, ndërsa pas tij do të renditen Uran Ismaili, Vlora Çitaku, Përparim Gruda e Arian Tahiri që në zgjedhjet e kaluara ishte i 30-i. Dhjetëshja kompletohet Besa Kabashi-Ramaj, Rrahman Rama, Arben Mustafa, Sala Jashari e Enver Hoxhaj.
Pjesë e listës do të jetë edhe Nait Hasani.

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka thënë se dega nuk e ka propozuar asnjë që është i dyshuar për manipulime me vota, por është vendim i kryesisë në qendër.


