19:35 / E Mërkurë, 04 Janar 2023 / Gj. Sh

Shaqiri afër rikthimit në Evropë, ky pritet të jetë klubi i tij i ri

Xherdan Shaqiri do të rikthehet në futbollin evropian.

Futbollisti kosovar në fakt do t’i japë fund shumë shpejt eksperiencës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas mediave turke, kampioni aktual turk, Trabzonspor synon ta transferojë përfaqësuesin zviceran, të cilin e kishte kërkuar edhe në të kaluarën.

Shaqiri shihet si zëvendësues ideal i të lënduarit Edin Visca.

Trabzonspori synon ta ngrisë synimin për titull të kampionit dhe për këtë i nevojitet të përforcohet në aspektin ofanziv.

Shaqiri bëri paraqitje pozitive në Kupën e Botës, ndërsa aktualisht është lojtar i Chicagos në ligën MLS.

Shaqiri ishte transferuar në klubin amerikan për 7 milionë euro nga Lyoni, ku luajti shkurt pas eksperiencës në Liverpool.

Ish-futbollisti i Baselit, Bayern Munichut, Interit dhe Stoke Cityt do ta pëlqente një eksperiencë eventuale në Turqi, ku në të kaluarën e donte edhe Galatasaray.