14:11 / E Mërkurë, 09 Nëntor 2022 / C E

Shaqiri do të luaj Botërorin e katërt, UEFA u kujton kundërshtarëve se çfarë mund të bëjë

Xherdan Shaqiri është përfshirë në listën e Kombëtares së Zvicrës për botërorin Katar 2022.

Ky do të jetë Botërori i katërt në karrierën e futbollistit shqiptar, shkruan Indeksonline.

Pikërisht në këtë ditë, UEFA ua ka kujtuar kundërshtarëve se çfarë mund të bëjë Xherdan Shaqiri në kompeticione të tilla.

Faqja e shtëpisë së futbollit evropian në Instagram, ka publikuar golin e famshëm të tij kundër Polonisë.

Edhe pse atëherë ishte gjashtë vjet më i ri, Shaqiri mund të bëjë gjëra të tilla edhe sot. /IndeksOnline/