21:57 / E Premte, 02 Dhjetor 2022 / Gj. Sh

Shaqiri e Xhaka i tregojnë vendin Serbisë, e dërgojnë në shtëpi

Zvicëra e ka mposhtur Serbinë në ndeshjen e fundit të Grupit G, në Kupën e Botës.

Helvetikët fituan me rezultat 3-2, fitore e cila i dërgon në fazën e eliminimit direkt, shkruan IndeksOnline.

Nga minuta e parë për Zvicrën u paraqiten futbollistët kosovar, Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka.

Ishte pikërisht Shaqiri ai i cili hapi serinë e golave në minutën e 20-të.

Dy golat tjerë u shënuan nga Breel Embolo dhe Remo Freuler.

Zvicerra me 6 pikë, kualifikohet tutje në Kupën e Botës së bashku me Brazilin e cila ka përfunduar në vendin e parë, ndërsa Kameruni dhe Serbia eliminohen./IndeksOnline/