20:58 / E Enjte, 05 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Shaqiri, ekspert për të “shkarkuar” trajnerët e mëdhenjë

Futbollisti kosovar Xherdan Shaqiri, nuk shënon shpesh gola, por kur shënon sigurohet që një trajner të shkarkohet.

Reprezentuesi i Zvicrës, realizoi gol në fitoren e Liverpoolit 5-2 kundër Evertonit.

Pa kaluar 24 orë kryesia e Evertonit vendosi ta shkarkonte trajnerin Marco Silva, shkruan Indeksonline.

Kujtojmë që Shaqiri kishte ndikuar edhe në shkarkimin e Jose Mourinhos nga Manchester United.

Në dhjetor të vitit 2018, “Messi alpin” kishte realizuar 2 gola kundër “djajve të kuq”.

Të nesërmen portugezi ishte shkarkuar nga bordi i Manchester United.

/Indeksonline/