18:30 / E Hënë, 15 Tetor 2018 / indeksADMonline

Shaqiri hapet për aventurën e deritashme me Liverpoolin

Xherdan Shaqiri nënshkroi për Liverpoolin verën e kaluar nga Stoke City për shumën e 14 milionë funtesh.

Shaqiri ka qenë pjesë kruciale e Stoke Cityt gjatë aventurës së tij në ”Britannia Stadium”.

Në 92 ndeshje, Shaqiri shënoi 15 gola dhe dhuroi 15 asistime për skuadrën e Stokes.

Që prej kalimit në Liverpool, megjithatë, Shaqiri ka pasur minutazh të kufizuar”, transmeton IndeksOnline.

Xherdan Shaqiri

Reprezentuesi zviceran me prejardhje nga Gjilani ka bërë vetëm katër paraqitje në Premier League për Liverpoolin këtë sezon.

Dhe tani, Shaqiri ka folur për kohën e kaluar deri më tani në Liverpool, duke thënë se priste të mos luante kaq te një skuadër si ”Të Kuqtë”.

”Gjithçka ka shkuar mirë për mua deri më tani. Natyrisht, çdo futbollistë dëshiron të luaj. Natyrisht edhe unë, por ka ende ndeshje për t’u zhvilluar”.

”Çfarë është duke ndodhur është saktësisht ajo që isha duke e pritur. Vendosa të transferohem në Liverpool me vetëdije të plotë se mund të kisha kohë të vështirë te ky klub”, u shpreh Shaqa./IndeksOnline/