20:38 / E Martë, 24 Gusht 2021 / A. A

Shaqiri i drejtohet tifozëve të Liverpoolit me mesazh lamtumirës

Xherdan Shaqiri është larguar nga Liverpooli pas tri vitesh qëndrim.

Mesfushori shqiptar që përfaqëson Zvicrën, ka zgjedhur të luaj për Lyonin në Francë.

Në profilin e tij në Instagram, Shaqiri u ka dërguar mesazh lamtumirës tifozëve të Liverpoolit.

“Të dashur tifozë të Liverpoolit! Do të më mungoni! Ju dhe ky klub i veçantë me stadiumin e pabesueshëm Anfield. Faleminderit për përkrahjen tuaj. Gjithë të mirat dhe shëndet. Xherdan #YNWA” ka shkruar Shaqiri.