75 Mall Live Search
11:59 / E Diele, 12 Gusht 2018 / indeksADMonline

Shaqiri ka disa fjalë interesante para debutimit me Liverpoolin në Premier League

Sot Liverpooli do ta zhvillojë ndeshjen hapëse të sezonit të ri në Premier League, transmeton IndeksOnline.

”Të Kuqtë” e Jurgen Klopp do të përballen me West Hamin në ”Anfield” me fillim nga ora, 14:30.

Ndërsa, kjo ndeshje do të jetë mjaft speciale edhe për reprezentuesin zviceran me prejardhje nga Kosova, Xherdan Shaqiri.

Shaqiri u largua nga Stoke City në fund të sezonit të kaluar dhe u transferua te Liverpooli për 13 milionë funte.

Mbetet të shihet nëse Shaqiri do të startojë nga minuta e parë sot apo do të luajë nga pjesa e dytë.

Dhe para ndeshjes, Shaqiri ka shkruar në rrjetet sociale në lidhje me këtë ndeshje.

”Premier League rikthehet në Anfield”, shkroi Shaqa./IndeksOnline/