22:16 / E Diele, 16 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Shaqiri ka një mesazh për tifozët e Liverpoolit

Xherdan Shaqiri ka shënuar dy gola në fitoren 3-1 të Liverpoolit kundër Manchester United.

Futbollisti shqiptar ishte më meritori në këtë fitore spektakulare të Reds.

Përmes një videoje të postuar në faqen zyrtare të Liverpoolit, Shaqiri ka thënë se golat ua dedikon tifozëve të Liverpoolit.

“Përshëndetje fansa të Liverpool-it. Sapo përfunduam lojën dhe unë shënova dy gola, ata dy gola ishin pikërisht për ju, faleminderit për mbështetjen e mrekullueshme sotme dhe vazhdoni kështu. Shihemi”, ka thënë Shaqiri.

Xherdani tashmë ka arkëtuar pesë gola me fanellën e Liverpoolit. /IndeksOnline/