Shaqiri komenton vendimin e Avdullahut për të luajtur me Kosovën!
Xherdan Shaqiri ka komentuar vendimin e Leon Avdullahut për të përfaqësuar Kosovën në arenën ndërkombëtare, duke e cilësuar atë si një zgjedhje të menduar mirë dhe në interes të vetë lojtarit.
Shaqiri theksoi se Avdullahu ka analizuar me kujdes opsionet përpara se të merrte vendimin final, duke zgjedhur një rrugë që i ofron më shumë hapësirë dhe përgjegjësi në karrierën e tij, shkruan Indeksonline
Sipas tij, në futboll është e rëndësishme jo vetëm madhësia e ekipit, por edhe roli që një lojtar ka brenda tij.
“Ai mendoi me shumë kujdes dhe mori vendimin e duhur për veten e tij. Ndonjëherë më mirë është të jesh lider i një ekipi më të vogël, sesa numri shtatë në një klub të madh”, u shpreh Shaqiri.
/Indeksonline/

