15:38 / E Shtunë, 28 Prill 2018 / indeksADMonline

Shaqiri me shokë ndal Liverpoolin e Salahut

Liverpool nuk ka arritur të triumfojë në kuadër të xhiros së 36 të Ligës Premier.

The Reds kanë barazuar para shikuesve të vetë në Anfield Road kundër Stoke Cityt me rezultat 0-0.

Gjatë gjithë ndeshjes dominuan vendasit, por nuk arritën të shënojnë golin e fitores kundër skuadrës së Xherdan Shaqirit.

Rastin më të mirë në takim e pati Mohamed Salah, kur humbi një rast të pastër në minutën e pestë të takimit.

Sulmuesi u gjend i vetëm dhe i pa penguar përballë portierit Jack Butalnd, por topin e dërgoi jashtë fushës së blertë.

Danny Ings arriti të shënojë gol në të 41 minutë, por që anulua prej gjyqtarit shkaku i pozitës jashtë loje.

Në pjesën e dytë nuk u realizua ndonjë rast që vlen të theksohet pasi që rastet përfundonin para portave të ekipeve respektive.

Martins Indi i City për pak sa nuk realizoi autogol në minutën e 74-t, kur në përpjekje për ta larguar topin, pothuajse nuk e mposhti portierin e vetë, shkruan telegraf.

Dy minuta para përfundimit të takimit, Ryan Shawcross nuk arriti të dërgoi topin në portë nga afërsia prej dy metrave.

Deri në fund të ndeshjes më nuk pati gola dhe kështu, takimi përfundoi pa gola 0-0.

Pas kësaj, Liverpool zë pozitën e tretë të renditjes tabelore me 72 pikë ndërsa Stoke gjendet në vendin e 18 dhe pranë largimit prej ligës elitare angleze.